LajmeRajon

Christian Stoker betohet si kancelar i ri i Austrisë 5 muaj pas zgjedhjeve, koalicioni që nxori jashtë loje partinë filo-ruse

Christian Stocker kreu i Partisë Konservatore Popullore (ÖVP) në Austri, u betua si kancelar i vendit sot duke udhëhequr qeverinë e parë trepartiake që nga Lufta e Dytë Botërore, ndërsa Partia e Lirisë së ekstremit të djathtë është në opozitë.

Ai ka shërbyer më parë si nënkryetar i bashkisë së qytetit të vogël të Wiener Neustadt, dhe konsiderohet një politikan pragmatik dhe i nivelit të lartë.

Ceremonia e betimit të Stocker u zhvillua në prani të presidentit Alexander Van der Bellen, me betimin e anëtarëve të mbetur të qeverisë.

Më herët tre parti të qendrës njoftuan se kishin arritur një marrëveshje për formimin e qeverisë së re. Koalicioni përbëhet nga Partia Popullore Konservatore (ÖVP), Social Demokratët e qendrës së majtë (SPÖ) dhe Neos liberale.

 

 

(BalkanWeb)

Related Articles

Back to top button
Close
Close