LajmeSport

Chelsea nën llupën e klubeve të Serie A: Tetë yjet e Bluve që monitorohen nga gjigantët italianë

Klubet e Serie A thuhet se po monitorojnë disa lojtarë të Chelseat pasi Blutë njoftuan një humbje prej 130 milionë euro për vitin 2022.

Klubi londinez publikoi deklaratën e tyre vjetore financiare të hënën, duke konfirmuar një humbje rreth 130 milionë euro.

Edhe pse skuadra e Ligës Premier konfirmoi se klubi ‘vazhdon të respektojë rregulloret financiare të UEFA-s dhe Ligës Premier, Calciomercato raporton se situata financiare e Bluve do t’i detyrojë ata të shesin disa nga lojtarët e tyre gjatë verës, me disa klube të Serie A të interesuara.

Ruben Loftus-Cheek është një objektiv i vjetër i Milanit dhe sipas raportimit, anglezi mund të largohet për 25 milionë euro në korrik. Callum Hudson-Odoi do të kthehet nga huazimi i tij te Bayer Leverkusen në fund të sezonit dhe po monitorohet gjithashtu nga kampionët në fuqi të Serie A.

Rivalët e qytetit të kuqezinjve, Interi i kanë vënë sytë te Trevoh Calobah, një nga kandidatët për të zëvendësuar Milan Skriniar në largim.

Pierre-Emerick Aubameyang ka qenë i lidhur me të dyja skuadrat milaneze dhe mund të ndërpresë kontratën e tij me Blutë pas vetëm një sezoni në Stamford Bridge.

Hakim Ziyech dhe Christian Pulisic janë shfaqur si objektivat e mundshëm të Milanit dhe Romës. Giallorossët ishin në bisedime me yllin maroken në janar para transferimit të Nicolo Zaniolos në Galatasaray.

Edouard Mendy është një opsion për Juventusin dhe mund të përfshihet në një marrëveshje shkëmbimi për Dusan Vlahovic edhe nëse Bianconerët nuk janë të gatshëm të shesin sulmuesin e tyre në këmbim të një lojtari tjetër.

I fundit, por jo më pak i rëndësishme, Romelu Lukaku do të kthehet te Chelsea nga Interi në fund të sezonit, por Beppe Marotta ka konfirmuar se Nerazzurrët mund të ulen sërish të bisedojnë me Chelsean, duke tentuar të zgjasin huazimin e sulmuesit edhe për një sezon./telegrafi

Related Articles

Back to top button
Close
Close