LajmeSport

Chelsea në finale të Kupës së Botës për Klube, triumfon ndaj Al Hilal

Chelsea është kualifikuar në finale të Kupës së Botës për Klube pas fitores ndaj Al Hilal (1-0), në gjysmëfinalen e zhvilluar të mërkurën.

Blutë u mjaftuan me një gol të realizuar në pjesën e parë për t’iu afruar trofeut të madh.

Romelu Lukaku shfrytëzoi një top të kthyer të papastruar mirë nga një lojtar kundërshtar për të realizuar.

Hakim Ziyech e Kai Havertz rrezikuan për skuadrën angleze, derisa Moussa Marega, Mohamed Kanno e Matheus Pereira u treguan të rrezikshëm për klubin saudit, mirëpo rezultati nuk u ndryshua.

Në finale, Chelsea do të përballet me klubin meksikan, Monterrey, që në gjysmëfinalen tjetër e mposhti ekipin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al Jazira.

Related Articles

Back to top button
Close
Close