
Sonte luhen dy ndeshje të tjera të 1/16-tave të Ligës së Kampionëve dhe në fokus do të jetë dueli mes të mëdhenjve evropianë Inter dhe Liverpool.
Ndonëse “të kuqtë” shihen si favoritë për të fituar këtë duel, duket qartë se edhe Interi ka shanset e veta për të triumfuar.
Mediat italiane zbulojnë se trajneri i Interit, Simone Inzaghi, do të luaj me tandemin sulmues Dzeko – Lautaro Martinez.
Mungesë e madhe e zikaltërve në këtë takim do të jetë mesfushori Nicola Barelle, ndërsa në pikëpyetje paraqitja e mbrojtësit Alessandro Bastoni.
Liverpooli nga ana tjetër është thuajse e kompletuar dhe Jurgen Klopp nuk mund të llogarisë vetëm shërbimet e kapitenit Jordan Henderson (i dëmtuar).
Në ndeshjen e dytë të mbrëmjes do të përballen Salzburgu dhe Bayerni. Është e qartë se bavarezët janë favorit absolut në këtë duel, por kampioni austriak luan futboll ofensiv dhe cilësor, të cilin e demonstroi në fazën e grupeve dhe shpresojnë në një rezultat pozitiv para tifozëve të tyre.



