LajmeRajon

Çfarë thoshte Abe për Kosovën kur u takua me Thaçin

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në vitin 2019 ishte takuar me tashmë të ndjerin, Shinzo Abe.

Thaçi e quante atë si një mik i Kosovës, si dhe kishin biseduar për thellimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve.

Sipas raportimeve, Abe ishte shprehur i kënaqur me avancimin e marrëdhenieve në mes dy vendeve, shkruan Zeri.info.

“Hapja e ambasadës sonë në Prishtinë, samiti i suksesshëm i bizneseve dhe Java e Kulturës Japoneze që do të mbahet muajin e ardhshëm janë konfirmim i afrimit tonë”, ishte shprehur ish-kryeministri Abe.

Ish-kryeministri Abe vdiq sot, në moshën 67-vjeçare, pas një atentati në qytetin Nara.

Related Articles

Back to top button
Close
Close