LajmeShendeti

Çfarë të hani kur niveli i sheqerit në gjak është shumë i ulët

Hipoglicemia quhet sëmundja që prek nivelin e sheqerit dhe glukozës në trup.

Konsiderohet si e kundërta e diabetit, pasi ul poshtë normave të lejuara nivelin e sheqerit në gjak. Shfaqet kur këto nivele bien nën shifrën 70mg/dl dhe mund të kthehet në një rrezik të vërtetë për jetën. Efektet anësore të kësaj sëmundje janë thuajse të menjëhershme, duke shkaktuar lodhje, dhimbje koke, marramendje apo rrahje të larta zemre.

Si shumë gjendje të trupit edhe kjo ndikohet ngushtë nga ushqimi i mirë ose jo dhe stili i jetesës. Ky artikull ju tregon ushqimet që ju ndihmojnë në balancimin e nivelit të sheqerit në gjak pa e dëmtuar aspak organizmin. Ndiqini më poshtë të gjitha këshillat për dietën perfekte kundër hipoglicemisë.

Gjatë natës, kur flini gjumë nivelet e sheqerit në gjak bien, për këtë arsye këshillohet që mëngjesi të konsumohet direkt pasi jeni zgjuar. Në këtë mënyrë trupi do të marrë energjinë e nevojshme nga ushqimet, pa pasur nevojën që të shterojë të gjithë glukozën e mbetur.

Sigurisht duhet të filloni me ushqime të shëndetshme që përmbajnë shumë vitamina. Në mëngjes konsumoni vezë të ziera, drithëra, kos, mjaltë apo fruta të ndryshme të stinës. Frutat e pyllit janë një ndër kombinimet më të mira të sheqerit të shëndetshëm, antioksidantëve dhe vitaminave për trupin tuaj.

Related Articles

Back to top button
Close
Close