
“Anija e Fatit” një emër i njohur i investimit privat në qendër të qytetit të Shkupit është kthyer në një temë debati të rëndësishëm në mes qytetarëve të Shkupit. Që nga viti 2020, pas pandemisë “Anija e Fatit” kishte fatin e politizuar duke mos u aktivizuar dhe duke u lënë në shkatërrim të sipërm si pasoj e vendimit të ish kreut të Qytetit Petre Shilegov për “rrënimin e saj”.
Sipas burimeve të siguruara nga mediumi ynë, arsyeja mbi të cilën Petre Shilegov ka dhënë urdhëresë për rrënimin e saj ka qenë mos pagesa e qirasë për tre muaj në kohën e pandemisë COVID 19. Vetë në kontratën, pronarët e “Anijes së Fatit” bëjnë të qartë se kanë mundur që të mos paguajnë qiranë edhe kohë më gjatë, pasi një gjë të tillë e ka lejuar ekskluzivisht kontrata në mes tyre dhe Qytetit të Shkupit. Por mënyra antiligjore e Shilegov për dhënien e urdhëresës për rrënim, është kundërshtuar në Gjkatën Themelore e cila të drejtë i jep investitorëve privat deri sa Gjykata e Apelit, gjegjësisht gjyqtarja Petranka Taseva (e njohur për opinionin si gjyqtare e afërt me LSDM-në), bën të pamundurën që disa herë radhazi të rikthej çështjen në rigjykim, me qëllim që të hy në fuqi urdhëresa antiligjore e Shilegov. Sistemi gjyqësor nën ndikimin e atij politik është duke pamundësuar zgjidhjen e çështjes duke e lënë pezull investimin prej 1.2 Milion Eurove.
Ditëve të fundit, në rrjetet sociale qytetarët e kanë kthyer këtë debat në top temë. Qytetarët e Shkupit kërkojnë rinovimin e “Anijes së Fatit”, si një atraksion turistik për qytetin. Qytetarët dëshirojnë që “Anija e Fatit” të mos ngelet e shkatërruar ashtu siç është duke ngelur nga sistemi politik dhe gjyqësor, por që të funksionoj duke i dhënë hijeshi Qytetit të Shkupit.



