LajmeMaqedoni

Çfarë ndryshimi presin qytetarët pas 8 majit nga komitët e VMRO-së?

Qytetarët e “Severnës” dhe të gjitha përkatësitë etnike në vend shpresojnë shumë nga zgjedhjet e 8 majit, ku presin rokadën e pushtetit dhe ndryshimin e madh pas dy mandateve zhgënjyese dhe të konsumuara pa ndonjë sukses nga ana e socialdemokratëve të Dhimo Kovaçit.

Çfarë ndryshimi mund të presin shqiptarët nga premieri i ardhëm kryekomiti Micko i VMRO-së, që duket se do t’i fitojë zgjedhjet e 8 majit, por nuk ka dhënë shenja se do t’i votojnë ndryshimet kushtetuese si kusht i BE-së për hapjen e negociatave?

Kryekomiti fillzi Micko, ka deklaruar qysh më parë se nuk do t’i nënshtrohemi shantazhit bullgar për ndryshimet kushtetuese, sepse ne maqedonasit dimë t’i mbrojmë interesat tona kombëtare dhe nuk bëjmë kompromis me to për hir të eurointegrimeve.

Sa i takon fshirjes së 20% të turpit ndaj shqiptarëve nga kushtetuta, Vojvoda Micko nuk ka as gatishmërinë më të vogël për t’i dëgjuar “shfalerkat” shqiptare duke i bërë atij nga dyzet metani si para shenjtorit, e lëre më të pranojë nismën “një rrugë e dy punë” për ta hequr nga kushtetuta nofkën shovene të 20% shqiptar.

Militantët e VMRO-së dhe komitët e saj nuk kanë ndryshuar mentalitet dhe qëndrim ndaj shqiptarëve, ata janë po ata që kanë kërkuar dhoma gazi për shqiptarët dhe udhëheqja e saj kurrë nuk është distancuar nga shovinizmi dhe albanofobia e huliganëve dhe komitëve të tyre ndaj shqiptarëve autoktonë të këtyre trevave të Ilirisë së lashtë.

Si do të vij ndryshimi për shqiptarët me politikat e ekstremit të djathtë që po kërkojnë të vendosin në vend nacionalshovinistët e VMRO-së, ku ata tashmë janë duke menduar për të vazhduar me ato fushata antishqiptare për t’i frikësuar shqiptarët me ekspedita ndëshkuese ushtarako-policore, aty ku e la një shovinist tjetër siç ishte Gruevski, tashmë azilant në Budapest.

Partiçkat shqiptare mos të shpresojnë shumë nga kryekomiti Micko dhe VMRO-ja, se me fitoren e mundshme të tyre do të lind shpresa për ndryshim.
Jo, sepse duke u orientuar drejt Moskës nuk vjen asnjë ndryshim. Ndryshimi vjen mbase vetëm për komitët duke parë ëndrra nga Kremlini sesi do t’i tregojnë qejfin BE-së, duke i “treguar gishtin e mesit” për ndryshimet kushtetuese të parapara pas zgjedhjeve parlamentare.

Çfarë mund sjell rezultati i 8 majit për shqiptarët?
Asgjë veç zhgënjimit!
Përderisa partiçkat shqiptare kanë pranuar rregullat e lojës dhe hyjnë me ato rregulla dhe me atë ligj diskriminues zgjedhor, ku ndarja territoriale “me hile” e njësive zgjedhore diskriminon shqiptarët dhe me atë ndarje të parashikuar, shqiptarët humbasin nga 7 deri në 10 mandate deputetësh.
Përkundrazi, ata nuk e kanë atë shqetësim qytetar të pabarazisë “me rregullat e lojës” por do të vrapojnë pas pushtetit pa asnjë kusht për premierin e ri.

Thagma e 9 majit do të zhgënjej njërën palë, por në anën tjetër do të gëzojë palën kundërshtare!

Related Articles

Back to top button
Close
Close