LajmeRajon

Çfarë ndodhi gjatë natës në ‘Don Bosko’? Zbulohen detaje tronditëse. Të riut i ndaloi zemra në komisariat, u ‘mbeti në dorë’ policëve

Mësohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur gjatë mbrëmjes në ‘Don Bodsko’ në Tiranë, ku një 32-vjeçar humbi jetën pasi u shoqërua në komisariat.

I riu Laer Kurti dyshohet se ka humbur jetën në ambientet e komisariatit nr. 3 pas shoqërimit të tij nga patrulla. Sipas burimeve nga spitali i Traumës, i riu kishte shkuar i vdekur në spital, raporton News 24.

Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, pasi e kanë konstatuar në rrugën “Riza Cuka” i kanë bërë thirrje për të ndaluar, për t’i kontrolluar dokumentet e identifikimit. Megjithatë, 32-vjeçari tentoi të largohej duke vrapuar por u kap më pas.

Fillimisht u tha se i riu pësoi sulm në zemër dhe kaloi në epilepsi, por pritet të dalë rezultati i ekzaminimit mjeko-ligjor për përcaktimin e shkakut te vdekjes dhe në përfundim AMP do të dalë me një njoftim përfundimtar për shtyp.

Related Articles

Back to top button
Close
Close