LajmeMaqedoniTopLajm

Çështja me Bullgarinë, Kovaçevski: Jam optimist racional! Asnjëherë nuk jam lidhur për data

Mandatari për formimin e Qeverisë së re, Dimitar Kovaçevski pas dorëzimit të programit qeverisës në Kuvend tha se në program është adresuar edhe çështja me Bullgarinë, shkruan TV21. Kovaçevski tha se është realist optimist dhe se nuk është i fokusuar në datë konkrete për zgjidhjen e problemit me Sofjen zyrtare.

“Është adresuar edhe sfida që kemi me Republikën e Bullgarisë, ku përmes dialogut, por dialogut me kahje drejt ardhmërisë, drejt projekteve që nënkuptojnë lidhje më të mirë mes qytetarëve, ekonomive, kulturave mes shteteve dhe për ndërtimin e bashkëpunimit të tillë dhe kthimin e besimit që të gjejmë një zgjidhje të përbashkët që bazohet në vlera evropiane që do të mbaj dinjitetin e dy shteteve dhe Maqedonia e Veriut përfundimisht të merr datë për konferencën e parë ndërqeveritare. Unë asnjëherë nuk jam lidhur për data. Gjithmonë kam qenë optimist racional që beson në zgjidhje, por punon që kjo zgjidhje të realizohet”, deklaroi Kovaçevski.

Related Articles

Check Also
Close
Back to top button
Close
Close