LajmeSport

Çështja Balogun, një grup eurodeputetësh kërkojnë të hetohet Gianni Infantino

Belgjika u përgjigj në fushë pas polemikave për pezullimin e skualifikimit te Balogun, por duket se për këtë çështje do të vazhdohet të diskutohet.

Në fakt, një grup eurodeputetësh iu ka kërkuar Federatave të Futbollit në Evropë që të hapin një hetim për FIFA për të vërtetuar nëse presidenti Gianni Infantino ka qenë apo jo i përfshirë në vendimin për të pezulluar skualifikimin automatik me një ndeshje pezullim pas kartonit të kuq që marrë nga Folarin Balogun dhe nëse presioni i administratës amerikane ka ndikuar në një vendim të tillë.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, grupi i eurodeputetëve kanë përpiluar një letër ku bëhej kjo kërkesë, një lëvizje kjo nisi nga Barry Andreës MEP (Renew), Lara Wolters (S&D) e Niels Fuglsang (S&D) dhe që deri në këtë moment është nënshkruar nga 30 eurodeputetë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close