LajmeSport

Çellsit nuk e ka nisur siç duhet rrugëtimin në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve

Skuadra e Çellsit nuk e ka nisur siç duhet rrugëtimin në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, pasi që ”blutë” e Londrës u mposhtën 1-0 nga Dinamo Zagreb. – Advertisements – Një rezultat që nuk ka kaluar pa u vënë re nga tifozët, por edhe lojtarë që janë përfolur gjatë merkatos së verës për një kalim te Çellsi. I tillë është rasti i Zhull Kounde, i cili ishte shumë afër kalimit në “Premier League”, por ish-lojtari i Seviljas zgjodhi “Camp Nou” për të vazhduar karrierën e tij. Pas kësaj humbje, erdhi edhe reagimi nga qendërmbrojtësi i katalanasve, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar skuadrën angleze. “Për pak sa nuk iu bashkova atyre. Forca Barça”, ka shkruar Kounde, që më pas një postim i tillë u fshi menjëherë.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close