LajmeSport

CAS i dha të drejtë Bajramit të luante me Shqipërinë, futbollisti reagon me një mesazh emocionues: Betohem që do jap zemrën e…

Futbollisti i Empolit ka dashur të festojë këtë ditë të shënuar me një postim në rrjetet sociale, ku ka falënderuar tifozët për mbështetjen
Featured image of article: CAS i dha të drejtë Bajramit të luante me Shqipërinë, futbollisti reagon me një mesazh emocionues: Betohem që do jap zemrën e…Nedim Bajrami
 Përditësuar: 

SHQIPËRI-Nedim Bajrami është tashmë zyrtarisht pjesë e Kombëtares shqiptare.Federata Shqiptare e Futbollit prej disa muajsh kishte nisur procedurat për të bërë të mundur aktivizimin e Bajramit me Shqipërinë por pas refuzimit të parë nga organet ndërkombëtare, Drejtoria Juridike e FSHF ju drejtua Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

Futbollisti i Empolit ka dashur të festojë këtë ditë të shënuar me një postim në rrjetet sociale, ku ka falënderuar tifozët për mbështetjen e njëkohësisht ka premtuar se do të japë maksimumin për ngjyrat kuqezi.

 

 

POSTIMI I NEDIM BAJRAMIT
“Më në fund, ëndrra ime, ëndrra e familjes time, ëndrra e gjyshërve të mi u bë realitet. Unë do të përfaqësoj fanellën kuqezi dhe Kombin shqiptar!

Jam shumë i gëzuar dhe dua të falënderoj pafundësisht nga thellësia e zemrës, me mijëra tifozë kuqezinj kudo nëpër botë që më kanë shkruar dhe telefonuar.

Një falënderim i veçantë shkon për FSHF që i’a doli në këtë betejë të ndërlikuar. Nga sot, përbetohem që do të jap shpirtin dhe zemrën në fushë për atë fanellë, që është krenaria e të gjithë shqiptarëve!

Shihemi së shpejti!”, shkruante Bajrami i cili pret lejen nga Empoli që t’i bashkohet Shqipërisë në grumbullimin në Poloni.

E.Ç (Dosja.al)

Related Articles

Back to top button
Close
Close