LajmeSport

Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

Mbrojtësi i Arsenalit, William Saliba, po tërheq interesimin nga disa klube të mëdha evropiane duke përfshirë edhe Real Madridin që po synon një lëvizje për të gjatë afatit kalimtar veror.

Arsenali nënshkroi me Saliban në 2019 dhe dërgoi atë në huazim në Francë në tri sezonet e tij të para. Kjo lëvizje nga ‘Topçinjtë’ doli të ishte një hap i madh në karrierë për zhvillimin e Salibas para rikthimit të tij në Angli në sezonin 2023/2023, aty ku u bë njëri ndër figurat kyçe të ekipit.

Lëndimi që francezi pësoi teksa po i afroheshim fazës së fundit të sezonit, ishte një goditje e rëndë në misionin e Arsenalit drejt fitimit të titullit në Ligën Premier.
Sipas raportimit nga CaughtOffside, Real Madridi nuk janë të vetëm në garën për shërbimet e Salibas.

Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain raportohet gjithashtu se janë të interesuar për nënshkrimin me francezin. Këto klube po synojnë që të përforcojnë qendrën e mbrojtjes me një lojtar të kalibrit të Salibas.

Për të siguruar shërbimet e Salibas klubet e interesuara duhet të paguajnë një çmim të lartë. Arsenali e vlerëson kartonin e tij rreth 85 milionë euro, si reflektim për rolin që ka në ekip.

CIES së fundmi e vlerësoi kartonin e Salibas rreth 100 milionë euro, duke e bërë atë mbrojtësin më të vlefshëm në botë.

Real Madridi përveç opsionit Saliba, në mendje ka edhe Leny Yoro, një 18-vjeçar i cili po shkëlqen këtë sezon me fanellën e Lille.

Related Articles

Back to top button
Close
Close