
Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, i cili po zhvillon një Lindjen e Mesme, deklaroi se është bërë përparim drejt një marrëveshjeje për të ndalur luftimet në Gaza , për të sjellë më shumë ndihmë dhe për të liruar pengjet izraelitë të mbajtur atje. Këto deklara Cameron i bëri në një intervistë në Stamboll, në ndalesën e tij të fundit në tur, ku tha se Izraeli po shqyrton një propozim britanik për të hapur portin e tij të Ashdod për dërgesat e ndihmës në Gaza.
“Arritja e një pauze ku ne ndalojmë luftimet dhe fillojmë të shikojmë se si të marrim ndihma dhe si të largojmë pengjet, mendoj se ka një perspektivë për këtë. Kjo është ajo për të cilën kam folur në rajon. Dhe mendoj se ne po bëjmë njëfarë progresi”, tha Cameron, sipas Reuters.



