LajmeMaqedoniTopLajm

Bytyqi konfirmoi se do të ketë rritje të pensioneve dhe se do të ndryshohet modeli

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, thotë se po mendohet dhe do të fillohet me ndryshimin e modelit për rritjen e pensioneve.

Sipas tij, modeli i tanishëm nuk siguron rritje dinjitoze të pensioneve.

Në emisionin “24 analiza”, Bytyqi tha se Këshilli ekonomik i Qeverisë ka mbajtur mbledhje.

“Zgjidhje mund të ketë vetëm përmes dialogut konstruktiv. Sigurojmë se edhe gjatë viteve të ardhshme do të rritet paga minimale, ndërsa rritje do të ketë edhe tek pensionet. Ne pjesën për të cilën bisedojmë është modeli me të cilin fondi pensional do të mbahet stabil dhe i qëndrueshëm, që të mund prej tij të marrin pensione dhe pensionistët e ardhshëm. Nuk jam mësuar të luaj me përqindje dhe me zgjidhje ku nuk shoh analizë dinjitoze. Parashikueshmërinë do ta kenë deri në vitin 2026. Dëshirojmë zgjidhje me të cilat do të mundësojmë jetë dinjitoze. Vlerësoj se fondi pensional siguron të ardhura të mjaftueshme stabile për rritjen e pensioneve”, tha Bytyqi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close