
Gazetari dhe pronari i portalit NACIONALE, Berat Buzhala përmes një postimi në profilin e tij në fb ka komentuar dorëheqjet e fundit në RTK pas publikimit të lajmit skandaloz të Sllobodna Bosnes ku si pasoj nga RTK janë larguar disa gazetarë dhe së fundmi edhe drejtori i bordit Besnik Boletini, dhe anëtarja e këtij bordi, Arta Berisha, dhanë dorëheqje të shtunën, shkruan Top24
Buzhala në postimin e tij shkruan rreth rolit të Adi Krastës si zëvendësdrejtor në RTK, duke e quajtur këtë të fundit si servil të pushtetit aktual.
Fakt eshte, une e kam mbeshtete Adi Krasten, madje jo vec per zevendesdrejtor, por edhe per drejtor te RTK’se.
Gjate kohes sa eshte ne RTK e kemi rujte nje komunikim civil dhe qytetar. Mirepo, une nuk kam thane asnjehere qe po du me u martu me Adin, e as me u shumu me Adin.
Absolutisht ka deshtu ne provim ne menyren qysh e ka trajtu rastin e Slobodna Bosnes. Nuk e kam ndermend as me e fy e as me e ofendu, e as me i thane qe ka ardhe nga Shqiperia ne Kosove me na shite mend.
Adi Krasta qartazi e ka nje afersi johigjenike me pushtetin ne Kosove.
Une jam teper i lumtur dhe teper krenar me shumicen derrmuese te kolegeve te Kosoves. Me doreheqjen, anetaret e Bordit sot e deshmuan nje pjekuri profesionale. Besniku me kolege te tjere. E lane pushtetin vec me veglat e tij.
Pra, le te mbetet RTK si medium i veglave, i zgjatjeve, i pakurrizoreve, i servilave.
Fatkeqesisht, per deshprimin tim te thelle, Adi Krasta tashme ia ka rezervu vetes nje vend ne kete galeri, ne kete llozhe.
Pas disa kohesh, edhe ai do ta sheh se cfare gabimi ka bo. E ka shnderru veten ne servil te qeverise dhe pushtetit.
Nuk e kam te qarte pse.



