

Dashuria e të ndjerës Liridona Murseli për bashkëshortin duket që ka qenë e shprehur përtej jetës familjare. Ajo e ka treguar vlerësimin dhe dashurinë për burrin e saj Naim Murseli, autor i organizimit të vrasjes së saj, në rrjetet sociale.
Në Instagramin e saj Liridona shkruante në profilin e saj “My man is my evreything” dhe e shoqëron me shkronjën N dhe dy emoji zemrash dashurinë për bashkëshortin e saj nga i cili gjeti vdekjen.

Murseli u ka thënë hetuesve policorë se grabitësit fillimisht u kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat. Ai është shprehur se në këtë situatë të tmerrshme është detyruar të largojë fëmijët nga makina, por aty mbeti bashkëshortja e cila u vra me armë zjarri.



