MaqedoniTopLajm

Bujqësinë dhe zhvillimin rural – do ta mbështesim me 200 milion euro – tha Arjanit Hoxha

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha në dalje për media bëri të ditura disa nga prioritetet për 4 vitet e ardhshme të Ministrisë që ai drejton, transmeton TV21.

Hoxha theksoi se bujqësinë dhe zhvillimin rural do ta mbështesin me vlera financiare prej 200 milion euro duke shtuar se do të sigurojnë kushte për prodhimtari fitimprurëse bujqësore.

Këto janë disa nga prioritetet ne katër vitet e ardhshme.

Bujqësinë dhe zhvillimin rural – do ta mbështesim me vlera financiare prej 200 milion euro

Pagesa në kohë të subvencioneve do të bëhet sipas parimit në vijim:

30 % e shumës të subvencioneve përmasat themelore do të paguhen 30 ditë pas miratimit, ndërsa 70% sipas kalendarit të pagesave.

Do të sigurojmë kushte për prodhimtari më fitim prurëse bujqësore –  duke rritur bashkëfinancimin e kostove për sigurimin e naftës së gjelbër. Këtë vit shteti mbulon 50% të kostos dhe kjo përqindje do të rritet çdo vit në mënyrë që deri në fund të vitit 2024 të arrijë të mbulohet 100%.

Do të vazhdojmë procesin e konsolidimit të tokës bujqësore dhe do të motivojmë fermerët e rinj deri në 40 vjeç për të qëndruar në bujqësi – duke dhënë grante deri në 20 mijë euro dhe do të dyfishojmë mbështetjen për grant fermere deri në vitin 2024.

Do të krijohet një fond intervent në programin për pagesat direkte dhe natyrisht përparësia jonë është që të investojmë në infrastrukturën e kullotave përmes partneritetit privato – publik, në sektorin e bujqësisë dhe në ndërtimin e digave dhe sistemeve për furnizim me ujë

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close