
Kandidati i BDI-së për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, vizitoi sot një shtëpi modeste në lagjen rome të Çairit, një zonë në zemër të qytetit që, megjithë bukurinë gjeografike, ka mbetur e neglizhuar dhe pa urbanizim.
Osmani u prit me zemërgjerësi dhe besim nga banorët, të cilëve u prezantoi planet e tij për përmirësimin e infrastrukturës dhe zhvillimin e komunitetit. Ai bëri të ditur se ka folur edhe me miq në Bruksel, të cilët kanë shfaqur interes për të mbështetur këtë lagje të harruar.
“Ky është momenti që Çairi të kthejë sytë nga kjo lagje dhe ta bëjë pjesë të zhvillimit dhe dinjitetit qytetar”, tha Osmani, duke u shprehur i vendosur për të sjellë ndryshime konkrete për komunitetin rom.



