
Kandidati për kryetar komne në Çair nga radhët e AKI-së, Bujar Osmani përmes një postimi ka njoftuar se profesori i njohur i historisë Naser Miftari do të jetë këshilltar i tij për arsim, shkruan Top24
Naser Miftari, profesori i shquar dhe i mirënjohur i historisë do të jetë këshilltar i imi për arsim. Profesori është personalitet, i cili mishëron përkushtimin akademik dhe humanizmin qytetar. Përvoja dhe dija e tij do jenë dritë në programin tim për arsimin.
Me mbi tri dekada përvojë në arsim dhe aktivizëm qytetar, profesor Miftari është: hulumtues shkencor, autor dhe bashkautor librash, trajner e facilitator, bashkëpunëtor i dhjetëra projekteve, si dhe pjesëmarrës aktiv në konferenca vendore e ndërkombëtare me karakter edukativ e humanitar.
Për kontributin e tij është nderuar me çmime e tituj prestigjioz, mes tyre:
dhe shumë të tjera.



