
Kandidati i AKI-së për kryetar të Çairit, Bujar Osmani ka qenë i pranishëm në pritjen e organizuar nga Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Shkup, me rastin e Ditës Kombëtare të Gjermanisë, njofton Top24
“Pata nderin të marr pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Shkup, me rastin e Ditës Kombëtare të Gjermanisë.
Gjermania është një nga partnerët dhe miqtë tanë më të rëndësishëm, me të cilën ndajmë vizionin e përbashkët për një Maqedoni të Veriut stabile, prosperuese dhe evropiane.
Faleminderit ambasadores Petra Drexler për miqësinë dhe bashkëpunimin e shkëlqyer.
***”, shkruan Osmani.




