LajmeMaqedoniTopLajm

Bujar Osmani për TV21 pas takimit Ahmeti-Zaev: Është biseduar zyrtarisht për koalicion të përbashkët

Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani në intervistë për 10 MINUTA në TV21 ka informuar në lidhje me zhvillimin e takimit mes liderit të partisë Ali Ahmeti dhe liderit të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev.

Osmani ka njoftuar se në takim është biseduar zyrtarisht për koalicion të përbashkët.

“E vërteta është se sot ka pasur takime, mes zotëri Ahmetit dhe kryetarit të LSDM-së. Takimi ka qenë konstruktiv. Është biseduar edhe zyrtarisht edhe formalisht për mundësinë për një koalicion të përbashkët. Takimi është shpresëdhënës në aspekt të një epilogu të suksesshëm, por jo edhe determinues për një epilog të suksesshëm për shkak se do të duhet të ketë edhe takime shtesë për të qartësuar pozicionet e ndërsjella të dy partive politike për të arritur një koalicion”, tha Osmani.

Intervistën e plotë me Bujar Osmanin mund ta ndiqni me fillim prej ora 19:10 në TV21 dhe drejtpërdrejt në faqen zyrtare të TV21 në “Fejsbuk”.

Pos #LSDM-së, #BDI nuk përjashton takime edhe me parti të tjera për arritjen e shumicës! A është e gatshme #VMRO-DPMNE-ja për të pranuar #KryeministrinShqiptar? #BujarOsmani nga #BDI flet në emisionin #10minuta

Pos #LSDM-së, #BDI nuk përjashton takimet edhe me parti të tjera për arritjen e shumicës! A është e gatshme #VMRO-DPMNE-ja për të pranuar #KryeministrinShqiptar? #BujarOsmani nga #BDI flet në emisionin #10minuta

Gepostet von TV21 am Donnerstag, 6. August 2020
Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close