
Bujar Osmani ka folur për incidentin që i ka ndodhur në Moldavi teksa ka qenë kryesues i OSBE-së, ku radarët e avionit me të cilin udhëtonte, u bllokuan në një moment dhe ata janë detyruar të zbresin me mapa klasike, njofton Top24.
Kjo deklaratë e Osmanit vjen ngaqë mediat në rajon njoftuan për rast të ngjashëm të kryesuese së BE-së Ursulla von der Llajen e cila poashtu u detyrua të zbres në Bullgari me mapa klasike, për shkak se poashtu radarët e avionit me të cilin fluturonte, pësuan bllokadë.
“Nuk e kemi bërë publike sepse menduam se është rast i izoluar. Mirëpo, kur ndodh tash që kryesuesi i OSBE-së dhe kryesuesja e Bashkimit Evropian, të dy sulmohen nga instalacione ruse në Bullgari, kjo e ngrit çështjen në nivel më të lartë botëror, mbi interferimin rus, mbi sigurinë nacionale kombëtare të Bullgarisë dhe sigurinë e Organizatave ndërkombëtare”, tha Osmani.



