
Ish ministri i punëve të jashtme dhe njëherit nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani që po qëndron në një vizitë zyrtare në SHBA ka realizuar takime të shumta me kongresmen amerikan Pete Sessions, kongresmen nga Teksasi, Claudia Tenney, kongresmene nga Nju Jorku dhe Keith Self, kongresmen nga Teksasi dhe kryetar i Nënkomisionit për Evropën në Dhomën e Përfaqësuesve, shkruan Top24
Në të tre takimet ngrita të njëjtin shqetësim: zhvillimet aktuale në Maqedoninë e Veriut, bllokimin e rrugës evropiane, paqartësinë strategjike dhe përpjekjet për të cenuar marrëveshjet e paqes.
Theksova nevojën për një vëmendje më të madhe të Shteteve të Bashkuara për të mbrojtur investimin dhe vizionin tonë të përbashkët për të ardhmen e vendit dhe të rajonit.




