
Fushatën e përmbyll me më të dashurit, që janë motivimi im më i madh në jetë.
Gjithçka që bëj dhe për gjithçka që luftoj është për t’u lënë një të ardhme më të mirë gjeneratave të reja.
Në minutat e fundit para heshtjes zgjedhore, dua ta dërgoj mesazhin e fundit:
Të dielën, të dalim të gjithë, masivisht, në një votim referendumi dhe të zgjedhim ndryshimin.
Këto janë zgjedhje historike, ku çdo votë është një investim në ndryshimin që secili prej jush e dëshiron.
Fitorja në Çair do të sjellë rregull, punë të ndershme dhe një të ardhme të ndritur për komunën tonë,
por do të thotë edhe rrëzim të kësaj qeverie dhe kthim të dinjitetit të shqiptarëve, të drejtave të barabarta dhe perspektivës evropiane.



