LajmeShowbiz

Britney Spears e papërmbajtshme, fotot e saj topless marrin miliona komente dhe “like”

Britney Spears, për të cilën është folur shumë gjatë periudhës së fundit për shkak të shpërthimit kundër babait të saj (kujdestarit të saj ligjor), është bërë aktive në Instagram.

Kësaj i here ka befasuar mbi 32 milionë ndjekësit e saj me dy foto, që menjëherë u bënë shumë të klikuara. Këngëtarja dhe aktorja amerikane, ndër të tjera, shfaqet “topless” në të dyja fotot.

 

Sidoqoftë, nëse në të parën shtrëngon gjoksin e saj, duke e mbuluar atë pothuajse tërësisht, në të dytën e lë pothuajse plotësisht në sytë e ndjekësve, duke përfshirë thithkat e saj, të mbuluara nga dy yje.

Miliona pëlqimeve iu shtohen mijëra e mijëra komente për të dyja shkrepjet. Bie në sy komenti i Paris Hilton, një shoqe e Britney, e cila në rastin e parë shkruan: “Kjo është e nxehtë!”. Përmes “emoji” shton një fytyrë të qeshur me sy zemre dhe imazhin e flakës.

 

Komenti për foton e dytë është më i përmbajtur: “Silving Sis”. Ka edhe nga ata që citojnë vetë Spears, duke komentuar: “Ops, ajo e bëri atë përsëri!”

Related Articles

Back to top button
Close
Close