Showbiz

Brenda pallatit 40 milionë eurosh të Nusret Gokces në Stamboll – i kompletuar me pishinë luksoze, pamje të veçantë dhe restorantin e tij

Kasapi me origjinë turke, Nusret Gokçe, lindi aq i varfër saqë iu desh ta linte shkollën, derisa u bë i famshëm brenda natës në vitin 2017.

39-vjeçari, i cili njihet më shumë me pseudonimin e tij në internet ‘Salt Bae’, postoi një video ku shihej duke erëzuar në mënyrë ekstravagante një copë biftek.

Ai u bë viral dhe tani pjesa tjetër është histori; ai ka hapur mbi 22 restorante përfshirë vendet: ShBA, Mbretërinë e Bashkuar, Greqi dhe Dubai.

Nusret Gokçe

Megjithatë, perla në kurorën e tij është një pallat 36 milionë funtesh apo 40 milionë eurosh që ndodhet brenda portofolit të pronave të tij.

Pallati Macka ndodhet në lagjen Sisli të Stambollit dhe krenohet me një pishinë në çati, palestër dhe një banjë.

Ai bleu hotelin luksoz Park Hyatt në vitin 2019 dhe u transferua në apartamentin e tij brenda pallatit po atë vit.

Apartamenti ishte në pronësi të dramaturgut të shekullit të 20-të, Abdulhak Hamid Tarhan, i njohur gjerësisht në Turqi si ‘Poeti i Madh’.

Salt Bae ka një pasuri të vlerësuar prej 40 milionë funtesh apo 45 milionë eurosh dhe numëron Leonardo DiCaprion, Usherin dhe futbollistin francez, Kylian Mbappe, në mesin e klientelës së tij të famshëm.

Pallati luksoz i Nusret Gokçes

Nurset tha në atë kohë se donte të kalonte më shumë kohë në qytetin turk për të qenë pranë nënës së tij pas vitesh udhëtimi nëpër botë për restorantet e tij.

I lindur në gusht 1983, Nusret ishte një nga pesë fëmijët. Babai i tij Faik Gokçe punonte si minator dhe duhej të kalonte disa muaj larg shtëpisë së familjes.

Pallati luksoz i Nusret Gokçes

Kur ishte 27 vjeç, ai hapi restorantin e tij të parë në Stamboll dhe pretendon se ka fituar 4500 funtesh apo pesë mijë euro në ditën e parë.

Me ndihmën e biznesmenit turk, Ferit Sahenk, Nusret vazhdoi të hapte degë në Ankara, Dubai dhe Doha.

Dhe megjithëse ai ndan shumë pak për apartamentin e tij në pallat, prona me pesë yje ka 90 dhoma luksoze dhe suita, me çmime që fillojnë nga 350 funtesh për natë apo 400 euro.

Pallati luksoz i Nusret Gokçes

Hoteli u ofron miqve një gamë të madhe lehtësish, duke përfshirë ngrënien gjatë gjithë ditës në restorantin ekskluziv të Salt Bae, ku një biftek i veçantë me ari kushton një mijë funte apo mbi një mijë euro.

Sipas faqes së internetit të restorantit, shefat e kuzhinës janë të specializuar në ‘kthimin e mishit në vepra arti’ si pjesë e ‘menusë së tyre të çmendur’.

Për më tepër, një qëndrim për një natë në ‘suitën diplomatike’ të gjerë të hotelit kushton 1200 funte (1300 euro) dhe krenohet me një ballkon mahnitës me pamje nga qyteti, si dhe zona të veçanta ngrënieje dhe ndenjeje.

Pallati luksoz i Nusret Gokçes

Për më tepër, suita luksoze ka gjithashtu një dhomë me avull dhe një dush me efekt reshjesh.

Së bashku me apartamentin e tij nën çati në ‘pallat’, Nusret besohet të ketë gjithashtu prona në ShBA dhe MB dhe shpesh poston foto nga një pishinë private në Beverley Hills.

Nusret Gokçe

Kjo është përveç super koleksionit të tij të lakmueshëm, i cili është raportuar se përfshin tre Rolls-Royce dhe një Lamborghini Hurracan. /Telegrafi/

Pallati luksoz i Nusret Gokçes

Related Articles

Back to top button
Close
Close