LajmeRajonTopLajm

Brenda pakos me rroba i konfiskohet një sasi e substancave narkotike në burgun e Dubravës, pakon e futi një femër

I është gjetur një sasi të substancave narkotike një të burgosuri , gjatë një bastisje të kryer në burgun e Dubravës nga oficerët korrektues.

Sipas raportit policor, i dyshuari i cili gjendet në vuajtje të dënimit i kanë gjetur dhe konfiskuar një sasi të substancave narkotike me peshë rreth 18 gram në një pako me rroba, shkruan lajmi.net.

Dyshohet se pakon me rroba e kishte dërguar një femër kosovare.

Rasti po hetohet

“Burgu i Dubravës, 18.09.2021-09:30. Oficerët korrektues gjatë bastisjes të një pako me rroba civile për të dyshuarin mashkull kosovar, i cili gjendet në vuajtje të dënimit kanë gjetur dhe konfiskuar një sasi të substancave narkotike me peshë rreth 18 gram. Pakon me rroba e kishte dërguar e dyshuara femër kosovare. Rasti nën hetime nga njësitë relevante”

Related Articles

Back to top button
Close
Close