
Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula Da Silva nuk e kurseu ironinë për rikthimin në vend të kombëtares së vendit të tij pas eliminimit në Botëror duke kritikuar faktin që vetëm Danilo u kthye në Brazil me fluturimin zyrtar të skuadrës, ndërsa të tjerët shkuan direkt me pushime.
‘Çfarë turpi. Nëse do të kishin fituar, do të ishin të gjithë këtu duke kërcyer’-ishte komenti i kreut të shtetit brazilian gjatë një eventi publik në Sao Paulon. Gjatë një vizite në Institutin e Teknologjisë Maua të Sao Paulos, Lula deklaroi se kishte mbetur i impresionuar nga një projekt teknologjik i zhvilluar nga një student dhe përfitoi nga rasti për të hedhur një thumb në drejtim të Seleçaos.
‘Djali ka ndërtuar një robot agresiv, dukej Mbappe, dukej Haaland. I thashë Ancelottit që nëse do, ta ‘punësojë’ sepse do ta ndihmojë Brazilin për të fituar Kupën e Botës-ishte komenti ironik i presidentit të Brazilit në drejtim të futbollistëve të skuadrës 5 herë kampione të botës.



