LajmeSport

Brazili, Ancelotti zgjedh të mos rrezikojë, Neymar jashtë skuadre edhe për sfidën me Haitin

Brazili do të duhet të bëjë pa shërbimin e Neymar edhe në ndeshjen e dytë në grup në Botërorin e SHBA, Kanadasë dhe Meksikës. Sulmuesi i Santosit në fakt nuk është grumbulluar në skuadër për sfidën me Haitin e programuar për t’u zhvilluar natën e së premtes .

Stafi teknik i Carlo Ancelottit vendosi që të lërë sulmuesin 34 vjeçar në strukturat që akomodon Seleçaon në Neë Jersey për t’i dhënë akoma më shumë kohë rikuperimit të plotë të tij.

Pra te Brazili preferuan të mos rrezikonin me Neymar që vetëm orët e fundit i është bashkuar skuadrës në stërvitje në mënyrë që ai të jetë në formën më optimale në ndeshjet e tjera edhe pse nuk ka një datë të saktë përsa i përket rikthimit të tij në fushën e lojës.

Sipas ‘O Globo’ Neymar mund të kthehet plotësisht në dispozicion të skuadrës në fund të fazës së grupeve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close