LajmeSport

Braithwaite do t’i nënshtrohet operimit, mund të humbasë pjesën e mbetur të vitit

Barcelona ka konfirmuar se sulmuesi i tyre, Martin Braithwaite do t’i nënshtrohet një operimi pasi kishte lënë stërivjen me dhimbje të mëdha në gju.

Klubi spanjoll ka konfirmuar se sulmuesi ka probleme në gjurin e tij të majtë. Sulmuesi danez do t’i nënshtrohet një operacioni në ditët në vijim dhe klubi do të publikojë një përditësim ri të dëmtimit kur të ketë filluar procesi, thuhet në komunikatën e faqes së ekipit spanjoll.

Sipas Gerard Romeros i ciliështë burim i afërt i klubit, lojtari pritet të mungoj rreth 3-4 muaj. Reprezentuesi danez ka bërë tre paraqitje në ligë deri më tani këtë sezon duke kompletuar 226 minuta.Në ditën e hapjes së sezonit kundër Real Sociedad në Camp Nou, sulmuesi shënoi dy herë dhe siguroi një asistim për një gol tjetër

Related Articles

Back to top button
Close
Close