LajmeSport

Botërori 2026/ FIFA rrit shpërblimet për 48 skuadrat pjesëmarrëse në 871 milionë dollarë

Shpërblimi për 48 skuadrat pjesëmarrëse në Botërorin e këtij viti rritet. Ky është vendimi i marrë nga Këshilli i FIFA në mbledhjen e zhvilluar në Vancouver në prag të Kongresit të këtij institucioni që do të mbahet këtë të enjte.

Ndërkaq, Këshilli i FIFA ratifikoi edhe normën që ndëshkon me karton të kuq lojtarët që mbyllin gojën gjatë një debati me kundërshtarin duke marrë shkas edhe në rasti Prestianni. Po kështu do të ndëshkohet me karton të kuq që lë fushën e lojës në shenjë proteste kundër një vendimi arbitrar, një masë kjo që u mor pas rastit të Senegal në finalen me Marokun në Kupën e Afrikës. Po kështu do të zerohen kartonët e verdhë të lojtarëve pas fazës së grupeve dhe pas çerekfinaleve

Related Articles

Back to top button
Close
Close