BotaLajme

Bora mbulon rrugët dhe makinat në Bosnjë dhe Hercegovinë – krijon probleme në autostrada

Për shkak të reshjeve të borës dhe shiut që kanë rënë që nga mbrëmja e djeshme në shumë pjesë të Bosnjë-Hercegovinës, janë krijuar probleme në rrugë.

E tillë është situata në autostradën nga Sarajeva në Mostar, e cila mesa duket nuk është pastruar, shkruajnë mediat vendase.

Ky mund të jetë një problem i veçantë për shoferët që kanë ndërruar gomat e dimrit me goma verore, gjë që është e mundur ligjërisht nga prilli.

Në këtë pjesë nuk ka kaluar as një buldozer për të pastruar autostradën.

Po ashtu, siç raportojnë autoritetet në pjesë të tjera ka pasur edhe ndërprerje të trafikut për shkak të aksidenteve.

Drejtuesit e automjeteve sigurisht që janë këshilluar të jenë të kujdesshëm për shkak të kushteve të motit dimëror.

Related Articles

Back to top button
Close
Close