Përveç Ligës së Kampionëve ndeshje sot do të kemi edhe në Serie A, ku spikat ajo mes Bolonjës dhe kampionit aktual Interit.
Të dy skuadrat do të takohen me fillim nga ora 20:15 në stadiumin “Renato Dall’Ara”, ku “Nerazzurët” do të kërkojnë me çdo kusht fitoren e cila do t’i ngjiste në pozitën e parë në tabelë.
Momentalisht, Interi zë vendin e dytë në tabelë me 72 pikë të arkëtuara, krahas kundërshtarit të sotëm Bolonjës që renditet në pozitën e 13 me 39 pikë të tubuara.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Bolonjën mungon Majkëll, ndërsa te Interi nuk do të paraqiten Gosens dhe Vidal.
Formacionet e mundshme të dy skuadrave:
Bolonja (3-5-2): Skorupski; Soumaoro, Bonifazi, Theate; Hickey, Dominguez, Schouten, Soriano, Dijks; Barroë, Arnautovic
Inter (3-5-2): Handanovic; De Vrij, Skriniar, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Martinez, Dzeko



