
Pas Kroacisë dhe Malit të Zi, thirrја për bojkot të marketeve po ndodhë edhe tek ne. Për shkak të çmimeve të larta dhe pakanqësisë së qytetarëve, organizatorët u bëjnë thirrje qytetarëve që të premten të përmbahen nga blerja dhe përdorimi i shërbimeve në markete, për të dërguar një mesazh të qartë për përgjegjësit e kësaj situate ekonomike.
“Ne bëjmë thirrje për bojkot masiv të premten. Shmangni blerjet në supermarkete të mëdha, shmangni marketet më të vogla. Ne duam të dërgojmë një mesazh që qytetarët nuk do të tolerojnë këto rritje joreale të çmimeve”, thuhet nëpër rrjetet sociale.
Reagime të menjëherëshme pati edhe nga partit poltike, Qeveria dhe VMRO-DPMNE-ja dhe direkt Mickoski e kanë fajin tërësisht që tendenca nga rajoni për bojkotimin e supermarketeve po përhapet edhe tek ne, thuhet në reagimin e LSDM-së.
LSDM
“Paaftësia dhe mungesa e dëshirës së Mickoskit për t’u përballur me rritjen jonormale të çmimeve, fushatat e rrejshme për shporta dhe moskujdesi ndaj qytetarëve, bëjnë që qytetarët të merren vetë me problemin. LSDM me muaj apelon dhe ofron zgjidhje konkrete për problemin e çmimeve. Në vend që VMRO-DPMNE të pranonte masat tashmë të dëshmuara me të cilat LSDM luftoi goditjet e çmimeve, ata vendosën ta lënë problemin dhe ta menaxhojnë me shporta false”.
Por, VMRO-DPMNE mbështet iniciativën për bojkotimin e supermarketeve, nga kjo parti thonë që qeveria do të përgatisë një sërë masash për të kontrolluar rritjen e çmimeve.
VMRO-DPMNE
“Jemi të sigurt se institucionet do të kundërshtojnë në mënyrë aktive sjelljen e arratisur të disa tregjeve dhe situatën në të cilën, pa asnjë tregues që shkakton inflacion, ato rrisin në mënyrë çnjerëzore çmimet dhe marrin pjesë drejtpërdrejt në rritjen e varfërisë, duke u pasuruar në kurrizin e qytetarëve.Në të njëjtën kohë, pritet që qeveria të përgatisë një sërë masash për të kontrolluar rritjen e çmimeve, të hetojë sjelljen e këtyre tregjeve ndër vite për të parë nëse kanë kryer abuzime, evazion fiskal apo shkelje të tjera të ligjit”.
Në fotografin që po shpërndahet në rrjetet sociale ku bëhet thirrje për bojkot të marketeve me moton “Zbritje, zbritje kur çmimet janë të njëjta”, pritet të fillojë të premten më 31 janar 2025.



