
Kandidati për kryetar të Komunës së Dollnenit nga VLEN, Blerim Islami, ka shprehur optimizëm për rezultatin e raundit të parë të zgjedhjeve lokale, duke e cilësuar atë si “hapin e parë drejt ndryshimit të madh”.
Në një tubim të mbajtur sonte në Llazhan, Islami ka marrë mbështetje nga aktivistë dhe qytetarë që, sipas tij, “e duan sinqerisht ndryshimin”.



