
Deputetët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Blerim Bexheti dhe Musa Xhaferi gjatë ditës së sotme kanë qëndruar në Çashkë për të takuar strukturat e BDI-së në këtë komunë ku kanë bashkëbiseduar për koordinimin në terren, angazhimin e secilit dhe domosdoshmërinë që Çashka të shënojë një fitore historike në zgjedhjet e ardhshme!, shkruan Top24
Çashkë
Sot, së bashku me deputetin Musa Xhaferi dhe kryetarin e degës së BDI-së në Çashkë, Nafi Durmishi, zhvilluam një takim të frytshëm me strukturat e Bashkimit Demokratik për Integrim.
Biseduam për koordinimin në terren, angazhimin e secilit dhe domosdoshmërinë që Çashka të shënojë një fitore historike në zgjedhjet e ardhshme!
Energjia, përkushtimi dhe gatishmëria për të ecur përpara me Frontin Europian janë garanci për suksesin e përbashkët. 





