MaqedoniTopLajm

Bilanci javor me Covid-19 në RMV!

Instituti për Shëndet Publik në RMV e ka publikuar raportin javor për gjendjen me koronavirusin.
Sipas Raportit Javor të ISHP-së, për periudhën 15 – 21 Mars, numri i testeve të bëra është rritur për 8.4% në krahasim me javën e kaluar. Sipas raportit, janë bërë gjithsejt 24.517 testime për COVID-19.

Janë regjistruar 6.899 raste të reja pozitive në 35 qytete të vendit me rritje prej 26.4% nga java paraprake.

Pjesa më e madhe e rasteve të regjistruara janë në Shkup – 3.441 apo 49.9%, me incidencë javore 557.1 në 100.000 banorë. Incidenca më e lartë javore është shënuar në Negotinë bashkë me Demir Kapinë me 899.1 në 100.000 banorë. Mesatarja e rasteve pozitive lëviz nga 23.4% deri më 32.3%, mesatarisht 27.9%, apo 3% më shumë se java e kaluar.

Në periudhën 15 – 21 Mars, regjistrohen të sëmurë nga të gjitha grupomoshat. Më e prekur është grupmosha mbi 60 vjeç – 1.772 apo 25.7%, grupmosha nga 30 deri 39 vjeç – 1.303 apo 18.9%, grupmosha nga 40 deri 49 vjeç – 1.272 apo 18.4, 50 – 59 vjeç – 1.210 apo 17.5 dhe 20 – 29 vjeç – 864 apo 12.5%. Më pak raste shënohen tek fëmijët e moshës nga 0 deri 9 vjeç – 144 apo 2.1% dhe 10 – 19 vjeç 334 apo 4.8%. Rritje më të madhe të përqindjes shënohet tek grupmosha 10 – 19 vjeç (33.1%), 50 – 59 vjeç (32.1%) dhe 40 – 49 vjeç (30.2%).

Si të shëruar janë evidentuar 3.343 pacientë që kanë qenë të shtruar nëpër spitale apo në mjekim shtëpiak që për 22.1% është më shumë se sa në javën e kaluar.

Në periudhën 15 – 21 Mars, janë shënuar 158 raste të vdekjeve apo 22.5% më shumë se javën paraprake. Lidhur me moshën, 135 persona kanë qenë mbi 60 vjeç, 19 të grupmoshës 50 – 59 vjeç, 3 të moshës 40 – 49 vjeç dhe 1 I moshës 30 – 39 vjeç.

Deri më 22.03.2021 gjithsejt janë vaksinuar 6.704 punonjës shëndetësor me dozën e parë (4.002 – Pfizer/Biontech dhe 2.702 – Sputnik V dhe 2.572 punonjës me dozën e dytë të vaksinës me Pfizer/Biontech.

Related Articles

Back to top button
Close
Close