LajmeMaqedoniTopLajm

Bilalli-Zendeli: VLEN e reduktoi gjuhën shqipe nga gjuhë zyrtare dhe detyruese në një mundësi të kërkuar! Shkelën me dy këmbë të drejtat e shqiptarëve

Arta Bilalli-Zendeli nga BDI tha se, me miratimin e ndryshimit të ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, ku vetëm me kërkesën e përfituesve mund të lëshohen licencat në gjuhën shqipe, minimizon rëndësinë e gjuhës nga zyrtare në një mundësi të kërkuar, përcjell TV21. Blilali-Zendeli tha se po shkelen të drejtat e shqiptarëve ndërkohë që, kërkoi nga Qeveria të korrigjojë siç thotë, gabimin, dhe të veprojë në përputhje me Kushtetutën dhe Marrëveshjen e Ohrit.

“Miratimi i ndryshimit të ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, ku përcaktohet që licencat të lëshohen në gjuhën shqipe vetëm me kërkesën e përfituesit, është një akt që minimizon rëndësinë e gjuhës shqipe, duke e reduktuar nga gjuhë zyrtare dhe detyruese në një mundësi të kërkuar, duke shkelur me dy këmbë të drejtat themelore të shqiptarëve në këtë shtet. Ky vendim është një hap prapa dhe një dështim tërësor për të respektuar standardet e barazisë dhe të drejtave të garantuara me Kushtetutë dhe ligje ndërkombëtare. Gjuha shqipe është një e drejtë e pacenueshme dhe nuk mund të trajtohet si një opsion që jepet sipas kërkesës. Ky ndryshim i ligjit është një akt i papranueshëm dhe i dëmshëm për të ardhmen e marrëdhënieve ndëretnike dhe përmbushjen e premtimeve të bëra për të siguruar një shoqëri të barabartë. BDI e ka bërë të qartë vazhdimisht: ne nuk do të pranojmë asnjë ulje të statusit të gjuhës shqipe, asnjë hap që cenon të drejtat e shqiptarëve dhe asnjë përpjekje për të shtyrë përpara një agjendë të padrejtë. Ky ndryshim i ligjit është një ndërhyrje e drejtpërdrejtë në statusin e gjuhës shqipe. Kërkojmë nga Qeveria të korrigjojë menjëherë këtë gabim dhe të veprojë në përputhje me Kushtetutën dhe Marrëveshjen e Ohrit”, tha Bilalli-Zendeli.

Related Articles

Back to top button
Close
Close