
Skuadra e Shkupit një ditë pasi ka publikuar përforcimin e parë të afatit kalimtar veror, duket se do të mbetet pa mesfushorin tetovar, Sabit Bilali.
Mesfushori Sabit Bilali duhet të jetë përforcimi i parë i Shkëndijës së Tetovës, edhe pse fillimisht mësohej se ai karrierën do ta vazhdojë në Kroaci.
Bilali, i cili është 23 vjeç, sipas informacioneve tona tashmë ka rënë dakord me kampionin aktual të vendit Shkëndjën, ndërsa mbeten vetëm detajet që më pas të bëhet edhe promovimi zyrtar.
Bilali ishte te Shkupi për dy vitet e fundit dhe tani i kishte mbaruar kontrata që e bënte të jetë futbollist i lirë. Ai më parë ka luajtur për Makedonija Gj.P, Gostivari, ndërsa luajti për Shkëndijën edhe në vitin 2018, kështu që ai po tani po kthehet në kampin “kuqezi”. Bilali është i lindur në qytetin Pula të Kroacisë dhe si fëmijë ishte anëtar i shkollës të Dinamo Zagrebit.



