LajmeMaqedoniTopLajm

Bilall Kasami: Votova për ardhmërinë e fëmijëve dhe të qytetit tonë

Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka realizuar të drejtën e tij qytetare duke votuar në zgjedhjet.

Kasami tha se votën e tij e ka dhënë duke pasur në mendje ardhmërinë e fëmijëve, zhvillimin e qytetit dhe mirëqenien e shoqërisë. Ai u bëri thirrje qytetarëve të Tetovës për pjesëmarrje sa më masive në votime, duke theksuar se “sot fjala u takon qytetarëve”.

“Shfrytëzojeni këtë ditë të bukur për të vendosur për të ardhmen tonë të përbashkët”, tha Kasami pas votimit.

 

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close