LajmeMaqedoniTopLajm

Bilall Kasami; Ujësjellsi jashtë çdo standardi, po përballemi me defekte ju lus për mirëkuptim

Kryetari i komunës së Tetovës, Biilall Kasmi përmes një postimi në profilin e tij në FB ka njoftuar për probleme të njëpasnjëshme në rrjetin e ujësjellësit të ri që vjen nga Leshnica shkruan TOP24.

“E gjithë kjo si pasojë e defekteve që na paraqiten kohë pas kohe, ndërsa kjo vjen nga investimi joadekuat duke mos i respektuar standardet e nevojshme për këtë ujësjellës” shkruan kreu i Tetovës, Kasami.

Kasami më tej në postimin e tij shton se “Në vazhdimësi jemi ballafaquar me defekte të njëpasnjëshme, ndërsa gjithashtu shpreh falënderimet e mia për punonjësit e Ndërmarrjes Publike Komunale, të cilet në vazhdimësi janë nëpër majat e Malit Sharr duke u munduar dhe duke dhëne maksimumin e tyre, me ato pak kushte që kanë. Gjatë këtyre ditëve duke sanuar një problem mjaft te veshtirë, sot ballafaqohemi me një problem tjetër, në një pikë tjetër të rrjetit të ujit.
Në rrethanat në të cilat gjendemi në vazhdimësi, unë kërkoj mirëkuptimin dhe durimin Tuaj që këto 2 muaj të mundohemi t’i tejkalojmë këto kushte. Ndërsa dua të ju siguroj se gjatë stinës së pranverës dhe zbutjen e kushteve klimatike, do të fillojmë edhe me riparimin e tërësishëm te rrjetit të ujit, dhe ky problem të zgjidhet njëherë e përgjithmonë.” shkruan më tej kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, përcjellë TOP24.

http://

Related Articles

Back to top button
Close
Close