LajmeMaqedoni

Bilall Kasami takoi zëvendës shefin e delegacionit të BE-së në Shkup z. Julian Vassallo

Së bashku me deputetin, njëherit edhe nënkryetarin e Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli realizuam takim miqësor me Zëvendës Shefin e Delegacionit të BE-së në Shkup, Z. Julian Vassallo.
Në takim diskutuam për aktualitetin në vend, sidomos për përballjen e Qeverisë me pandeminë Covid 19 si dhe për zhvillimin ekonomik të vendit. z.Vassallo e falënderova për përkrahjen e vendit tonë në tejkalimin dhe rikuperimin e pasojave nga kriza e pandemisë.
Gjithashtu, biseduam edhe për ngjarjet e fundit në mes RMV-së dhe Bullgarisë. Pa dyshim, rruga jonë e vetme është anëtarësimi i vendit në strukturat euro-atlantike. Me përkrahjen e miqve tanë ndërkombëtar, do të tejkalohen barrierat, duke shpresuar që sa më shpejt vendi të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.
Takime të tilla konsultive, u dakorduam t’i vazhdojmë edhe në të ardhmen, sepse vlerësojmë se vendi nuk ka alternativë tjetër për pos antarësimit në BE.
Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, njerëz të ulur dhe E brendshme

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close