LajmeMaqedoniTopLajm

Bilall Kasami pret në takim ministrin Gent Cakaj, së bashku në BE

Lideri i lëvizjes Besa, Bilall Kasami sot ka pritur në takim ministrin në detyrë për punë të jashtme Gent Cakaj. Kasami e Cakaj biseduan rreth funskionimit dhe rrugëtimit të përbashkët drejtë eurointegrimit të të dyja shteteve.

Sot takova Ministrin e autorizuar për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, z.Gent Cakaj. Biseduam për aktualitetin politik në vend si dhe mundësitë rreth bashkëpunimit bilateral mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë.

U dakorduam që Shqipëria dhe Maqedonia kanë edhe një rrugë të përbashkët, atë të anëtarësimit në BE.

Prioritet i Lëvizjes Besa si pjesë e qeverisë do të jetë bashkëpunimi mes dy vendeve, në interes të të gjithë qytetarëve në të dy anët e kufirit.Lëvizja BESA

Related Articles

Back to top button
Close
Close