LajmeMaqedoniTopLajm

Bilall Kasami pret në takim ambasadorin e OSBE-së, Klemens Koja

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami sot së bashku me Bastri Bajrami dhe anëtaren e Kryesisë qendrore të Lëvizjes BESA, Xhemile Memeti kanë pritëur në takim ambasadorin e OSBE-së në Shkup, Klemens Koja si dhe këshilltarin për çështje politike, Villiam Bojd.
Kasami theksoi se me ambasadorin kanë diskutuar rreth situartës në vend, mbështetjen që i jep vendit për antarsi në BE dhe  se vendit i duhet një unifikim politik përballë integrimeve që është e vetmja shpresë për një të ardhme më të mirë, ka thënë Kasami përcjell TOP24.
Me deputetin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Bastri Bajrami dhe anëtaren e Kryesisë qendrore të Lëvizjes BESA, Xhemile Memeti pritëm në takim ambasadorin e OSBE-së në Shkup, Klemens Koja si dhe këshilltarin për çështje politike, Villiam Bojd.
Në këtë takim disktuam për aktualitetin politik në vend, anëtarsimin e vendit si dhe për krizën që ka shkaktuar virusi korona. Ambasadorin Koja e falenderova për mbështetjen e tij që po i jep vendit drejt anëtarësimit në strukturat euro-atlantike. Gjithashtu, edhe njëherë potencova se vendit i duhet një unifikim politik përballë integrimeve që është e vetmja shpresë për një të ardhme më të mirë.
Të dy palët ramë dakord që pandemia Covid-19 ka shkaktuar telashe të mëdha edhe në sferën e ekonomisë, andaj ne nëpërmjet politikave tona qeveritare dhe në interes të qytetarëve të vendit do të rimëkëmbim ekonominë vendase, duke e kthyer edhe jetën e njerëzve në normalitet, ngadalë por me hapa të sigurtë .
Përballë miqve ndërkombëtar jemi të pa lëkundur dhe më të fortë në çdo sferë të jetës, prandaj Lëvizja BESA është zëri i fuqishëm i pëkrahjes së reformave për t’u bërë pjesë e familjes së madhe Evropiane.
Nuredin Deari, Fikret Rexhepi and 154 others
1 Comment
16 Shares
Like

Comment
Share

Related Articles

Back to top button
Close
Close