LajmeMaqedoniTopLajm

ASH-AAA thirrje Bashkimit Evropian! Të sillen gjykatës dhe prokurorë për të rigjykuar rastet e montuara

Vendimi i gjykatës për rastin “Monstra” është skandaloz. Gjykatat kanë dështuar ta sjellin drejtësinë dhe të vërtetën në vend. Këto janë qëndrimet e partnerëve të koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi, për aktgjykimin e djeshëm për Monstrën. Ata i bënë thirrje BE-së që në Maqedoni të sjellë ekspertë që do të rigjykonin jo vetëm rastet e dyshuara si të montuara por edhe ato ku ka dyshime se janë amnistuar përmes korrupsionit.

Arsyet se pse zbardhja e këtij rasti të montuar ka dështuar, sipas kreut të Alternativës, janë politizimi i skajshëm i rastit, mungesa e transparencës dhe rritja e mosbesimit.

Nuk mungoi drejtimi i gishtit drejt kryeministrit Zoran Zaev. Dy krerët opozitarë rikujtuan se deri sa Zaev ishte në opozitë, për Monstrën thoshte se njerëz të pafajshëm rrinë në burg, ndërsa sot i ka harruar këto fjalë. Sela tha se shqiptarët kanë 18 vite që janë të pambrojtur, ndërsa duke aluduar në BDI-në, tha se është skandaloze heshtja e atyre që  thirren në legjitimitetin e shqiptarëve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close