Lajme
Bilall Kasami me bashkëpartiak në Manastir për të shënuar 22 Nëntorin

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami së bashku me bashkëpartiakët e tij ka udhëtuar sot për në manastir për të shënuar 22 Nëntorin, ditën e Alfabetit, shkruan Top24
Bashkërisht me anëtarët e Lëvizja BESA, në ditën e Alfabetit, në Manastirin shqiptar vizituam Muzeun e Alfabetit të gjuhës shqipe.
115 vite krenari, 115 vite alfabet, 115 vite shqip. Ta ruajmë e ta bëjmë të frymojë, ta gëzojmë!



