
Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami përmes një postimi në profilin e tij në FB ka kujtuar 23 vjetorin e rënies së Mujdin Aliut shkruan TOP24.
“Sot, përkujtojmë 23 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit Mujdin Aliu nga Poroji i Tetovës dhe i jemi mirënjohës pa fund veprës dhe heroizmit të tij. Ai, ra dëshmor në betejën më të ashpër dhe më të lavdishme atë të Koshares që sot me krenari e përkujtojmë atë ditë dhe të gjithë dëshmorët të cilët sakrifikuan jetën e tyre për të na siguruar neve lirinë. Qoftë i paharruar kujtimi për ta!
Lavdi dëshmorëve të kombit” ka shkruar Kasami përcjellë TOP24.



