
Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në emsionin INTERVISTA në AlsatM me gazetaren Arta Tahiri është pyetur se kush mund të jetë kandidat i VLEN-it. Kasami theksoi se kandidat për lider të VLEN-it mund të jenë të gjithë liderët e VLEN-it ndërsa shtoi se aktualisht po diskutohen dy modalitete për liderin e VLEN-it, shkruan Top24
“Çdo lider i partive përbërse të VLEN-it mund të jetë kandiat për lider të VLEN-it. Nuk dua të jep i padrejtë me liderët tjerë dhe të deklaroj një gjë të tillë. Janë dy modele që po diskutohen, njëri është të ketë një kryesim të ngushtë që më pas do të përcaktohej lideri më tej dhe i dyti është opsioni me bashkëkryetar me ingirenca të ndara në fusha të caktuara dhe të tjerët të kenë pozita kyçe në këtë subjekt si nënkryetar zëvendëskryetar dhe sekretar gjeneral që çdo strukturë të shoh vetën të rëndësishme në këtë subjekt”



